Shumë emra të njohur të muzikës botërore do të bëhen bashkë për të kënduar në mbështetje të fondacionit “Robin Hood”. Këngëtarë si Beyonce, Alicia Keys, Nicki Minaj, Lauryn Hill, Common do të performojnë në qendrën “Barclays Brooklyn” më 15 tetor.
Tashmë kjo është zyrtare. Pasi thashethemet filluan të përhapeshin për një koncert bamirësie që do të bënte bashkë kaq shumë emra të muzikës, TIDAL ka njoftuar se do të organizohet festivali i dytë filantropik lidhur me organizatën e “Robin Hood” në New York.
Përveç emrave të sipërpërmendur, pjesë e artistëve që do të marrin pjesë janë edhe Robin Thicke, Emeli Sandé, Prince Royce, DNCE, Blood Orange, Salva, Cipha Sounds, Ross One, Angie Martinez, Bebe Rexha, Mark E. Bassy, Kevin Garrett, Danielle Bradbery, Sir the Baptist dhe Levi Carter.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është pjesë e këtij kasti këngëtarësh dhe do të performojë krah emrave më të njohur të muzikës botërore. Kjo mund të quhet një arritje e madhe në karrierën e saj.
Të gjithë këta emra i bën bashkë një kauzë e mirë. Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për fondacionin “Robin Hood” për të ndihmuar në luftën e tij kundër varfërisë si dhe për strukturat arsimore jofitimprurëse në New York