Bastisen zyrat e yllit të modës, dyshohet për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Agjentë amerikanë kanë bastisur zyrat e yllit të modës Peter Nygard, në Manhattan, si pjesë e një hetimi për trafikim me qenie njerëzore.

Policia FBI-së dhe ata të New York ekzekutuan një urdhër për bastitsje të martën, tha një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të SHBA-ve.

Bastisja vjen përderisa Nygard, 77 vjeçar, po përballet me akuza për sulm seksual dhe një padi për trafikim, të paraqitur nga dhjetë gra dhe vajza në fillim të këtij muaji.

Ai ka mohuar të gjitha pretendimet për keqbërje.

Multimilioneri finlandezo-kanadez, i cili ka qenë i lidhur me Princin Andrew, ka qenë subjekt i një hetimi nga grupi i punës për shfrytëzimin e fëmijëve nga FBI dhe policia e New York për pesë muajt e fundit.

Ai raportohet se ishte subjekt i një hetimi të mëparshëm të FBI-së për trafikim me qenie njerëzore në vitet 2015 dhe 2017.

Një zëdhënës i Nygard tha se ai e mirëpret hetimin federal dhe pret që emri i tij të pastrohet

Nygard vlerësohet të ketë pasuri në vlerë prej 700 milionë dollarë dhe zotëron brendet si Bianca Nygard, Tan Jay, ALIA dhe SLIMS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme