Bastisje në gjashtë lokacione, sekuestrohet një shumë e madhe parash

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë bastisje në Prizren në lidhje me dyshimin për falsifikim të parave gjatë periudhës 2021-2022.

Policia ka sekuestruar nga gjashtë lokacione një shumë të madhe parash dhe gjëra të tjera.

Shtatë persona janë intervistuar nga policia.

“Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930€, 380 CHF, 272 € para metalike, 7 telefona, një pistoletë 90 fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit. Lidhur me rastin janë intervistuar 7 të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme