Ekonomia Online
FUNDIT

Bastisten zyrat e KRU Gjakova, arrestohet kryeshefi Hasan Krasniqi

Bastisten zyrat e KRU Gjakova, arrestohet kryeshefi Hasan Krasniqi

Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar sot në aksionin e zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Rreth operacionit të zhvilluar sot detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja Liridona Kozmaqi. Kozmaqi deklaroi se po […]

Kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi, është arrestuar sot në aksionin e zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rreth operacionit të zhvilluar sot detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësja Liridona Kozmaqi.

Kozmaqi deklaroi se po ashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin.

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë”, tha ajo.

Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar:

-Një Lap-Top

-Një Telefon mobil Samsung Galaxy S22,

-Para 22 mijë e 205 Euro,

-Barka Ranier Wit,

-Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

Të ngjashme