BE: Ende nuk ka asnjë datë për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik apo politik, ka thënë zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

“Ne vazhdojmë të punojmë në përmbushjen e takimit teknik dhe të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, që duhet të konfirmohet”, ka thënë Kocijanciq për Radion Evropa e Lirë, përcjell lajmi.net.

“Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun, të cilin përfaqësuesit serbë e refuzojnë. Deri më tani, tri herë, me shkrimë, kemi kërkuar të caktohet një datë për takimin tjetër si dhe kemi kërkuar një marrëveshje të veçantë për marrëveshjen e energjisë, por është hedhur poshtë nga pala e Serbisë. Ne mbetemi në pritje të një takimi në momentin që ata janë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet. Kosova është gati për bisedime,” nënvizoi Shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Po ashtu ai tha se Serbia nuk do të arrijë një numër të madh marrëveshjesh që nuk janë plotësuar deri në fund të marrëveshjes për menaxhimin e integrimit të kufirit dhe ndërtimi i të gjashta pikave të kalimit të kufirit, tre nga Kosova dhe tre nga pala serbe për shkak të papërgjegjshmërisë së Serbisë kanë humbur miliona donacione.

Ndër marrëveshjet që nuk janë arritur janë është edhe ajo e Urës së Ibrit në Mitrovicë, po ashtu edhe marrëveshja për njohjen e diplomave dhe kadastrës nuk respektohet.

“Nga ana e Kosovës, ka mangësi në hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASK)”, ka thënë Arifi.

Pala serbe refuzon vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me kërkesën për heqje e vendimit të Qeverisë së Kosovës për futjen e taksave shtesë mbi mallrat e importuara në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Të ngjashme