BE financon ndërtimin e shkollës së re fillore në Ferizaj

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Në Ferizaj ka filluar ndërtimi i shkollës së re fillore, e cila do të ofrojë një mjedis arsimor modern dhe funksional për fëmijët e kësaj komune.

Falë financimit të BE-së, shkolla do ta ketë kapacitetin për të akomoduar deri në 900 nxënës dhe staf.

“Ne jemi krenarë që jemi dëshmitarë të përparimit që po bëhet dhe të shohim ndikimin pozitiv që kjo shkollë e re do të ketë në sistemin arsimor lokal,” tha Shefi i Bashkëpunimit të BE-së, Johannes Madsen, gjatë vizitës së tij të përbashkët në kantierin e ndërtimit me kryetarin e komunës Agim Aliu dhe drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani.

Të ngjashme