Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, mbi rolin që kanë komunat në zbatimin e planit të BE-së për ekonomi dhe investime.
Ai përmes një postimi në Twitter tregoi që BE-ja ka nisur edhe asistencën për Kosovën në këtë drejtim.
“Diskutuam më ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, për rolin e komunave në zbatimin Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së. Ndihma të konsiderueshme janë rrugës. Kosova duhet të përparojë me reforma”, ka shkruar ai.
Discussed w/ Minister of Local Government Administration of Kosovo, Elbert Krasniqi the role of municipalities in the implementation of the 🇪🇺Economic and Investment Plan. Significant assistance is underway. Kosovo needs to progress with reforms.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 4, 2022