BE-ja dënon vendimin e Trumpit për ndalesën e udhëtimeve për 26 vendet europiane

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Ndalesa e Presidentit amerikan Donald Trump, për udhëtimet nga Europa për në SHBA, për shkak të Coronavirusit, është pritur me zemërim dhe konfuzion nga drejtuesit e Bashkimit Europian.

Ata  kanë akuzuar Presidnetin Donald Trump për marrje të vendimit pa konsultim, njofton Klan Kosova.

Pandemia e Covid-19 është një “krizë globale”, thanë presidentët e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.

Ajo “kërkon bashkëpunim dhe jo veprim të njëanshëm”, thanë ata.

Ndalimi do të hyjë në fuqi mesnatën e së premtës.

Vendimi prek vetëm vendet që janë anëtare të zonës së udhëtimit pa kufij të Shengenit dhe nuk prekin qytetarët e SHBA-së, Britaninë e Madhe ose Irlandën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme