BE-ja do të rrisë ndihmën humanitare për Gazën me 27 milionë dollarë

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën për Gazën me 25 milionë euro (27 milionë dollarë), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa katastrofa humanitare brenda brezit thellohet.

Ajo tha se situata aktuale në Gaza është “e tmerrshme”, gjatë një fjalimi para ambasadorëve të BE-së në Bruksel të hënën, raporton CNN transmeton Klankosova.tv

“Sot mund të njoftoj se po rrisim edhe më tej ndihmat humanitare për Gazën me 25 milionë euro të tjera. Duke vepruar kështu, Bashkimi Evropian do të shpenzojë gjithsej 100 milionë euro në ndihmë humanitare për civilët në Gaza,” tha Von der Leyen..

Blloku po punon së bashku me Izraelin, Egjiptin dhe OKB-në për të lehtësuar dërgesat e më shumë ndihmave në Gaza, shtoi Von der Leyen.

Të ngjashme