Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë bërë dorëzimin e dy klinika mobile të cilat do të përdoren për ofrimin e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta dhe të moshuarit në mbarë Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Maria Suoko, nga UNDP-ja tha se personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për këto shërbime duke marrë për bazë edhe sitatën e krijuar nga pandemia.
Ajo ka sqaruar deri në fund të këtij muaji do të ofrojnë edhe një klinikë mobile për gratë në mbarë Kosovën.
“Ne ndihmojmë në ofrimin e shërbimeve sociale. Këto klinika janë mjaft efikas. Ne aktualisht kemi blerë këto dy klinika që do të forcojnë shërbime për individë më aftësi të kufizuara”.
“Ne kuptojmë se individët me aftësi të kufizuara kanë më shumë nevoja për këto shërbime. Deri në fund të këtij muaji do të ofrojnë edhe një klinikë mobile për gratë në mbarë Kosovën”.
Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Suzynog tha se me atë të shërbimeve që ofrojnë këto klinika synojnë që të ofrojnë shërbime që mundësojnë zbutjen e pabarazisë sociale.
“Kjo periudhë e pandemisë ka bërë që të arrihet pabarazi sociale. Sot po lansojmë klinikat tona mobile. Këto dy kamioneta do të ofrojnë shërbime sociale nga nesër për personat me aftësi të kufizuara”.
“Synimi i klinikave është të ofrojmë shërbime që mundësojnë zbritjen e pabarazisë sociale. Unë mezi pres të lansoj këtë klinikë mobile”.
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti theksoi se programi i Qeverisë ka përcaktuar si prioritet personat me aftësi të kufizuara, raporton EO.
“Implementimi i politikave nga BE do të ndikojnë në rimëkëmbje të OJQ-ve. Ministria e financave e vlerëson të rëndësishëm lansimin e klinikave mobile në ofrimin e shërbimeve sociale”.
“Ministria në bashkëpunim me UNDP është angazhuar për projektin humanitar që ka për qëllim të përkrahë ekonominë. 50 OJQ ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Ministria përmes thirrjeve publike ka ofrua shërbime në vlerë prej 900 mijë euro”.