Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ia ka ndarë çmimin “Evropiani i Vitit” “Shoqatës së matematikanëve” të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori Szunyog, tha se për të gjashtin vit me radhë, me rastin e Ditës së Evropës, Bashkimi Evropian ndan Çmimin Evropiani i Vitit për një individ/institucion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Sipas tij, ishte e vështirë që të përzgjedhjet fituesi i këtij çmimi, duke shtura se duhet të punohet për të mirën e përbashkët.
“Ishte e vështirë kur e shoh listën fillestare dhe të vendos se kush është më i miri dhe jam i befasuar se ishte votë publike dhe është e rëndësishme jo vetëm për arsimin dhe më duhet të pranoj se matematika ishte njëra ndër temat me të preferuara”.
“Ne duhet të punojmë së bashku dhe është mirë të shohim këtë mirënjohje për matematikën”.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se kosovarët po tregojnë rezultate të mëdha në shumë fusha, raporton EO.
“Është kënaqësi ku jam me një ngjarje ku kemi njohur rezultate të mëdha që i tregojnë kosovarët në fusha të ndryshme. Edhe për votuesit nuk ka qenë e lehtë”.
Kryetar i “Shoqatës së matematikanëve”, të Kosovës Armend Shabani, tha se çmimi duhet të jetë mesazh që të rinjtë po përkrahen në projektet e tyre.
“Është nderë në cilësinë e kryetarit të pranoj këtë çmim. Besoj që ky mesazh që do të transmetohet të jetë më shumë si mesazh që i mbështet të rinjtë”.