Qytetarët do të pajisen me certifikata digjitale për të udhëtuar “pa diskriminim” nëpër BE, thonë zyrtarët e bllokut, raporton BBC.
Synimi është t’i mundësohet të gjithëve që janë vaksinuar kundër Covid-19, apo që janë testuar negativ apo së fundi janë rikuperuar nga virusi të udhëtojnë brenda BE-së.
27 shtetet anëtare do të vendosin se si do të përdorin certifikatat e reja digjitale.
Ka pasur kundërshtime ndaj pasaportave të vaksinimit në disa shtete anëtare të BE-së nga shqetësimi se mund të jetë diskriminuese.
Disa thonë se do t’i mundojnë një grupi të vogël që të shijojnë udhëtimet ndërkombëtare pa kufizime, ndërsa tjerët thonë, se të rinjtë që nuk janë në prioritet për vaksinim, mund të vazhdojnë të përballen me masa si karantina. Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë bërë të qartë se duan të evitojnë diskriminimin.
Para njoftimit të BE-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se është duke punuar për të “krijuar një kornizë ndërkombëtare të besueshme” për udhëtim të sigurt, por se vaksinimi nuk duhet të jetë kusht.