BE-ja pret Parlament të fuqishëm dhe koalicion të qëndrueshëm nga Maqedonia e Veriut

| 18 Kor 2020 | 09:58 | Nga

Pas zgjedhjeve të 15 korrikut, Bashkimi Evropian pret Parlament të fuqishëm dhe koalicion të qëndrueshëm që do ta realizojë qëllimin strategjik të vendit për integrim në BE dhe pritjet e qytetarëve.

Në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së,Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi theksohet: “Presim që vendi të vazhdojë reformat, veçanërisht në sferën e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Vlerësimet, BE i bazon në raportin preliminar të ODIHR-it, sipas të cilit, zgjedhjet kryesisht u administruan mirë me masat kundër pandemisë dhe fushata ishte garuese, por se stabiliteti ligjor u minua shkaku i ndryshimeve të shpeshta të ligjeve dhe dekreteve. BE pret që në zgjedhjet e ardhshme institucionet t’i zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme