BE-ja propozon rregulla etike për inteligjencën artificiale

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtja e jetës private, transparencë dhe mosdiskriminim. Komisioni Europian propozoi sot një sërë rregullash etike për sektorin strategjik të inteligjencës artificiale (IA).

Kjo listë, e përcaktuar nga një komitet ekspertësh të pavarur vjen pas prezantimit nga ana e Brukselit në muajin prill 2018 të një strategjie për ta vendosur Europën në planin e parë të IA.

Për ekspertët, “qenia njerëzore” duhet të qëndrojë në qendër të teknologjive që lidhen me IA që nuk duhet të ulin apo kufizojnë autonominë e tyre, por nga ana tjetër të ruajë “të drejtat themelore”.

Këto teknologji duhet gjithashtu të marrin në konsideratë “ndryshimin” dhe të favorizojnë “mosdiskriminimin” si dhe mirëqenien e shoqërisë dhe mjedisin.

“Qytetarët duhet të kenë një kontroll të plotë në të dhënat e tyre”, vlerësojnë ekspertët, duke kërkuar transparencë dhe mekanizma monitorimi të IA.

Të ngjashme