BE-ja shqyrton mundësinë për sanksione ndaj Rusisë pas arrestimeve në protestën për Navalnyn

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian po konsideron t’i vendos sanksione të reja individëve rusë të hënën, pas arrestimit të mbi 3,000 njerëzve në Rusi për shkak të protestës mbështetëse për Alexei Navalny.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë i cili arriti në Bruksel për takimin 27 diplomatëve të bllokut, tha se një ndryshim në Rusi blloku duhet ta mbështesë, veçanërisht pas burgosjes së Navalnyt kur u rikthye në Rusi nga Gjermania.

“BE-ja duhet të dërgojë një mesazh të qartë dhe vendimtar se kjo nuk është e pranueshme”, ka Gabrielius Landsbergis, duke bërë thirrje për më shumë sanksione, raporton Reuters.

BE-ja tashmë ka sanksione ekonomike në sektorët rusë të energjisë, financave dhe armëve, për shkak të aneksimit të Krimesë në 2014, ndërsa sanksione ka vënë edhe ndaj zyrtarëve rusë të afërm me presidentin Vladimit Putin si përgjigje për helmimin e Navalnyt.

Letonia dhe Estonia po ashtu mbështetën vendosjen e sanksioneve nga BE-ja për individë rusë dhe ministri i Jashtëm i Italisë tha se Roma është e gatshme të mbështesë më shumë ndalime të udhëtimit dhe ngrirje asetesh. Rumania mbështeti publikisht sanksionet.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të cilët kërkuar të njëjtën gjë në Rusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme