BE pritet t’i ndajë 38 milionë euro për vendet e Ballkanit në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka njoftuar se do të ndahen 38 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në mbështetje të sektorit të shëndetësisë në luftimin e pandemisë së Coronavirusit.

Ai me anë të një shkrimi në Twitter, gjithashtu thotë se do të janë në dispozicion edhe 373 milionë euro për rikëmbjen ekonomike të këtyre vendeve.

“U kam shkruajtur kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, për t’ju konfirmuar se qëndrojmë pranë parnerëve tonë në luftën kundër përhapjes së Coronavirusit. Ne po ndajmë 38 milionë euro ndihmë të menjëherëshme për sektorin e shëndetësisë dhe parashikojmë t’i rialokojmë 373 milionë euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Varhelyi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme