Beatrix në gjendje të rëndë, e ëma publikon një letër prekëse në përkrahje të saj

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, u largua nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e premte, por siç u raportua dalja nga shtëpia ka bërë që ajo të përjetojë gjendje të rëndë emocionale.

Teksa Beatrix ka zgjedhur heshtjen, e ëma e këngëtares, Antigona Ramosaj, ka publikuar një letër që një mike e ngushtë ia dedikoi Beatrix.

Në të thuhet se pavarësisht rrethanave në një mënyrë ose tjetër do të paragjykohej sërish dhe se duhet që të vazhdojë rrugën përpara.

Të ngjashme