Beatrix Ramosaj bëhet me tatuazh të ri

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft e dashur për audiencën e gjerë.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë postime nga jeta dhe karriera profesionale.

Së fundmi, në një fotografi të ndarë në Instagram, bukuroshja brune është parë duke bërë një tatuazh të ri.

Vendi kësaj radhe ishte mbrapa qafës, ku në të shihen disa numra, kuptimin e të cilëve nuk e ka bërë të ditur.

Ndërkohë, vëmendje të madhe ajo ka marrë me prurjen e re muzikore, duke u rikthyer sërish në industrinë muzikore.

“Dancing With The Devil” mban titullin projekti i ri, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegraf

https://www.facebook.com/dialog/share?app_id=220167648175857&href=https://telegrafi.com/beatrix-ramosaj-behet-tatuazh-te-ri/&picture=https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/01/0-4.png

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme