Ajo është një nga artistet shqiptare që pëlqehet në masë të madhe nga publiku, përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë.
Fjala është për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila gjatë vitit të kaluar bëri rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.
Krahas karrierës, 27 vjeçarja komentohet tejet shumë edhe për imazhet e videot që publikon në rrjete sociale.
Së fundmi, krijuesja e “Dancing With the Devil” ka marrë vëmendje me disa fotografi në të cilat shfaqet elegante.
Ajo vjen e veshur me një fustan transparent të zi, me anë të të cilit thekson edhe linjat trupore.
Pozat tërheqëse kanë bërë që të marrë komplimente të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit.