Bebe Rexha: E dua trupin dhe të pasmet e mia, pa photoshop

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka thënë se nuk  preferon të përdorë Photoshop-in për editimin e fotografive të saj.

Rexha në një intervistë për TMZ ka thënë se e do trupin e vet ashtu si është.

“Unë e dua trupin tim dhe i dua të pasmet e mia të mëdha. Unë jam mbi Photoshop-in”.

Rexha po ashtu la një mesazh për adhuruesit e saj ku tha se ata duhet të donë veten ashtu si janë.

“Dojeni  trupin tuaj, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t’ju tradhtojnë gjithsesi. Vetëm jeni vetvetja”.

Të ngjashme