Ekonomia Online
FUNDIT

Rama alarmon për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare pas anulimit të takimit në Athinë, kërkon “llogari” nga Kurti: Ky është skandal

Rama alarmon për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare pas anulimit të takimit në Athinë, kërkon “llogari” nga Kurti: Ky është skandal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka alarmuar se Kosova rrezikon ta humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pas anulimit të takimit të paraparë në Athinë, teksa ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

“ALARM PËR LOJËRAT MESDHETARE ‘PRISHTINA 2030’. ANULOHET TAKIMI NË ATHINË! Mungesë përgjigjesh! Obligime të papërmbushura. Delegacion i pakonfirmuar brenda afatit. Këto janë arsyet që, sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë çuar në anulimin e takimit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare. Pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike! Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japin llogari menjëherë! Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë”, shkroi Rama në Facebook.

Të ngjashme