Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje pasi Qeveria ka vendosur sot që mos të bëj tregtim të energjisë elektrike me kompanitë serbe.
Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Ha-ha! More patriota more patriota, s'keni flokë në kry sa keni thanë jo s'është e vërtetë, nuk ka tregti me kompani serbe. Shka doni me thanë të enjten në Kuvend, se ka gabu 'AlbinBaba'? Le t'jetë shembull për gjeneratat e reja se kur dikush e flet të vërtetën veç duhet me qëndru, mjafton. Përndryshe Kryeministër, marrëveshja për tregti elektrike ka nis moti, tash na pret një dimër i vështirë i 6-ti me rend”, shkroi ajo në Facebook.
“Falemnderit për konfirmim se tregti me kompani serbe ka pas por je shumë vonë dhe fare pa forcë me nxjerr Kosovën nga kjo fajde. Fajde që ka me na dëmtu deri në ditën kur nuk je më në xhip”, shtoi.

















