Bebe Rexha është një prej këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botën e shoubizit të huaj.
Bukuroshja jonë është mjaft aktive dhe udhëton shumë shpesh me aeroplan për në vende të ndryshme të botës.
Ajo ditë më parë zbuloi se është shumë afër të arrij numrin e 100 fluturimeve gjatë këtij viti që po lëmë pas vetes.
Por, duket se këngëtares sonë i ka ndodhur një fatkeqësi në një prej aeroporteve ndërkombëtare.
Ylli 28-vjeçar pohon se dikush i ka vjedhur një gjerdan që e mbante në qaf, ku shkruan edhe emri i saj – Bebe.
“Zemra më është thyer. Dikush në aeroporti më vodhi gjerdanin Bebe”, ka shkruar ajo në Twitter teka ka kërkuar nga fansat që mos ta blejnë nëse e gjejnë në shitje.
Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.