Një shkencëtar nga Kina ka mbrojtur punën e tij shkencore për krijimin e bebes së parë në botë të modifikuar gjenetikisht.
Gjate një fjalimi në samitin për gjenomet në Hong Kong, He Jiankui ka thënë se ndjehet krenar me punën e tij.
Sipas tij ai ia ka dalë të ndryshojë gjenet e dy vajzave binjake në mënyrë që ato të mos kontraktojnë sëmundjen HIV.
Puna e tij që u publikuar në fillim të javës, ende nuk është verifikuar.
Shume shkencëtarë kanë kundërshtuar këtë punim shkencor.
Ky lloj ndryshimi i gjeneve është i ndaluar në shumë vende, duke përfshirë edhe Kinën.