Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho insiston se Interi nuk ka bërë ende asnjë ofertë për Christian Eriksen.
Burime të shumta në Itali, Angli dhe Danimarkë raportojnë se ka një marrëveshje të menjëhershme për 10-15 milionë euro plus shpërblime pasi agjenti Martin Schoots u kap duke drekuar me drejtorin e Interit, Beppe Marotta, mbrëmë në Milano.
Megjithatë, kështu nuk mendon edhe Mourinho, i cili ka thënë se Nerazzurrët ende nuk kanë bërë asnjë ofertë për lojtarin.
“Ju duhet të pyesni agjentin dhe Interin sepse ata dinë më shumë se unë”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencën e sotme për shtyp.
“Nëse ata janë të sigurt dhe janë të gatshëm, atëherë të na bëjnë një ofertë, e cila nuk ndodhi akoma”.
Mourinho dhe Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
“Kur shoh njerëz që flasin, veçanërisht njerëz me përgjegjësi, kjo më befason. Ai po mundohet të bëjë më të mirën dhe është normale deri në 31 janar truri i tij nuk është i përqendruar plotësisht”.
“Është një pasojë normale e situatës. Ende nuk e kuptoj atë optimizëm. Për disa ndeshje njerëzit thonë që ai po luan ndeshjen e tij të fundit. Eriksen luan nesër”, përfundoi portugezi.
Tottenhami luan nesër ndaj Watford në Ligën Premier dhe kontrata e Eriksenit do të skadojë në qershor, kështu që nëse Spurs nuk bën një marrëveshje me Interin tani, ai mund të bashkohet si lojtar i lirë gjatë verës. /Telegrafi/