Investimet nga buxheti i Komunës së Rahovecit janë në intensitetin më të madhe, pasi që në gjithë territorin e Komunës janë duke u realizuar projekte, të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizim, krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe ndriçimin publik.
Përmes projektit “Mirëmbajtja dhe zgjerimi i ndriçimit publik”, kanë përfunduar punimet për ndriçimin e 14 rrugë në qytetin e Rahovecit, të cilat deri më tani nuk kanë pasur fare ndriçim publik. Rrugët të cilat janë bërë me ndriçim publik në qytetin e Rahovecit janë: “Bajram Veliu”, “Mustaf Ibishi”,” Xhevat Kasapi”, “Sakip Bellaqa”, “Hamdi Berisha”, “Dalip Behra”, “Dëshmorët e Zatriqit”, “Agim Qela”, “ Hasan Prishtina”, “Haxhi Zeka”, “Mic Sokoli”, “ Gëzim Hamza”, ”Xhevat Kasapi”, dhe rruga “28 Nëntori”.