Aleanca Kosova e Re mbajti një konferencë për media në të cilën ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të rikandidimit të Behgjet Pacollit për kryetar të partisë.
Fatmir Matoshi, anëtar i Këshillit Zgjedhor tha se anëtarët e partisë në mënyrë pothuajse unanime i kanë thënë po edhe për një mandat presidentit të partisë, Behgjet Pacolli.
Matoshi, i pyetur nga gazetarët ka thënë se ideja për këtë formë të zgjedhjeve ka ardhur nga vetë Pacolli dhe është mbështetur nga të gjitha degët e partisë.
Nasuf Aliu, po ashtu kryetar i KZ tha se në këto zgjedhje kanë votuar 50 mijë e 28 persona prej të cilëve mbi 40 mijë e 400 votuan pro një mandati tjetër për Pacollin ndërkaq vetëm 531 votuan kundër.
Ai shtoi në fund se në këtë muaj do të mbahet Kuvendi i Katërt i AKR-së në të cilën do të rikonfirmohet Pacolli si kryetar i ri dhe po ashtu do të formohet kryesia e re.