Qeveria ka emëruar Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se nga 11 aplikues, 8 kanë hyrë në listën e ngushtë.
Sipas tij, në mesin e tre më të mirëve Behgjet Rukiqi ka qenë i propozuari i ministrit të Financave.
“MAP ka shpallur konkurs me 23 janar për pozitën drejtor të Agjencisë Qendrore të Prokurimit. Në përbërjen e komisionit, ka qenë 3 sekretarë të ministrive, një nga OJQ dhe një nga UP”, tha Yagcilar.
Rukiqi është emëruar për një mandat tre vjeçar.
Qeveria ka emëruar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Akreditimit të Kosovës. Në këtë pozitë është emëruar Nexhmie Selimi për një mandat tre vjeçar.