Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se pas takimit të sotëm me liderët politikë, presidentja Vjosa Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet sot.
Sipas tij, çdo përpjekje për të shtyrë, zvarritur afatin, “ajo sërish hyn në agjendë të VV-së”.
Postimi i plotë:
Qëndrimi i shumicës së partive politike është i qartë. Presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet sot.
Çdo përpjepje për të shtyrë, zvarritur afatin, ajo sërish hyn në agjendë të VV-së.
Takimi eventual i Presidentes me përfaqësuesin e saj në KQZ e ka vetëm një qëllim: blerjen e disa ditëve kohë për të hyrë në agjendë të VV-së.