Behrami kërkon shkarkimin e konsullit Gëzim Gashi: Nëse nuk e shkarkojnë, janë në agjendë totale serbe

Prishtinë | 12 Jan 2026 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas disa raportimeve se konsulli i Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, ia bëri “like” postimit ku ish-presidenti Thaçi akuzohej për vrasje e plaqkitje.

Behrami ka shkruar se ky konsull duhet të shkarkohet.

Konsulli Gashi, ka pëlqyer një postim në rrjete sociale ku në drejtim të Hashim Thaçit bëhen akuza të rënda, përfshirë vrasje e plaqkitje, raporton Nacionale.

Postimi është bërë nga i ashtuquajturi gazetar me emrin ‘Vudi Xhymshiti’, e të cilin e ka pëlqyer konsulli kosovar në Frankurt.

“E kuptoj si disa e quajnë heroizëm kur një politikan mbështillet me lavdinë e luftës për ta arsyetuar një plaçkitje njëzetvjeçare. E kuptoj si për një pakicë, flamuri kthehet në monedhë dhe lavdia në perde tymi, ndërsa Kosova zhvishet vit pas viti, si një shtëpi e grabitur natën nga ata që betoheshin se do ta ruanin ditën. E kuptoj si në emër të “paqes” e patën shpallur heroizëm ruajtjen dhe instalimin i interesave të Serbisë në zemër të Kosovës. E kuptoj edhe më keq, si në këtë teatër hijesh u vranë politikanë, aktivistë e gazetarë, jo gjithmonë me plumb, por me errësirë, me harresë, me baltë. E kuptoj se si e vërteta mbytet ngadalë, që të mos bëjë zhurmë”, thuhet në këtë postim me akuza të rënda, për të cilat nuk ofrohet asnjë fakt, e të cilin e ka pëlqyer Gash.

Të ngjashme