Bekë Berisha nervozohet me një deputet: Mos më shti me të ardhë qaty

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 13:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka qenë i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, teksa pati një përplase edhe me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemin, raporton Ekonomia Online.

Ai pyeti se ku është ministrja e Jashtme, që nuk po i tregon botës për krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Po shoh plot deputetë që po dalin dhe mbajnë fjalime se qysh Serbia ka bo krime në Kosovë, qysh na kanë sulmu, na të pafajshëm, nuk u përgjigj kurrkush, po na e dimë këto, krejt historinë, por çka është ka bën ministrja e Punëve të Jashtme që krejt këto sene s’po ia tregon botës?! A ka shqiptarë që e din që u dënu ndonjë serb ose u përgjigj për gjenocidin dhe krimet në Kosovë, po jena mbet tu i kallëzu njani tjetrit qysh Serbia është e keqe. Ku është ministrja e Punëve të Jashtme? Kemi boll njerëz nëpër botë le t;iu kallëzon ndërkombëtarëve, për këtë e kemi kërku një hetim të tretë ndërkombëtar. Le t’i tregon botës se cka ka ndodh me popullin tonë, se as për një masakër nuk u përgjigj Serbia kurrë”, tha Berisha.

“Dilni shkoni dikujt kallëzoni nëpër botë, mos na kallëzoni neve”, tha Bekë Berisha.

Më pas ai i është drejtuar deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi, duke i thënë: ”O ti djalë, ngom se nashta ti mendon që unë jom tu bo hajgare, veç mos mshti me të ardhë qaty, s’jam tu bo hajgare. Mos më ndërhyj kur unë jam tu fol”, tha Berisha.

Të ngjashme