Bekim Jashari falënderon PDK-në, ja për çfarë

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 09:29 | Nga

Bekim Jashari, djali i Hamëz Jashari i cili do të garoj për kryetar të Skënderajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka thënë se po i hyn kësaj gare vetëm për të qenë në shërbim të vendit.

Jashari ka thënë se këto ditë kanë qenë shumë të vështira për të dhe ka falënderuar PDK-në për mos vënie të kandidatit të saj për kryetar të komunës, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Te dashur vllëzer e motra, të dashur qytetarë te Skenderajt, dhe po ashtu vllëzer e motra shqiptar kudo qe jeni, këto ditë qe lamë pas kanë qen ditët me të vështira për mua dhe familjen time, ndoshta qe nga pas lufta e deri më sot. Por duke i parë zhvillimet e ditëve qe lamë pas, e posaçërisht kërkesën e qytetarëve qe unë te dalë për te parin e komunës tonë, morra guximin dhe vendosa qe te dalë si kandidatë i pavarur për kryetar te qytetit tonë.

Ky vendim nuk ka qen fare i lehtë, përkundrazi ka qen një nga vendimet me të vështira deri me sot.

Prandaj unë kërkoj nga te gjithë ju qytetarë te Skenderajt dhe i gjithë kombi ynë shqiptar kudo qe ata janë sot te me kuptojnë drejt për vendimin e marrë.

Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari,

Te dashur qytetarë te Skenderajt pa dashur te hyjë me thellë se si do te përfundojnë zgjedhjet e 22 tetorit. Unë prapë do jem siç kamë qen ne sherbim të vendit tim.

Dhe krejt ne fund me lejoni qe ta përshëndes vendimin e Partisë Demokratike per mos vënien e kandidatit per kryetar në komunën ton.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme