Jude Bellingham ka shkëlqyer në vitin e tij të parë te gjiganti gjerman Borussia Dortmund.
Verdhezinjtë paguan 23 milionë euro për transferimin e tinejxherit nga Birmingham City, derisa lojtari ka arsyetuar shumën e paguar.
Bellingham ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Bundesliga dhe është bërë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Anglisë.
Falë paraqitjeve fantastike me Dortmundin dhe Anglinë, lojtari po kërkohet nga gjiganti anglez Chelsea. Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea e ka bërë objektiv kryesor transferimin e lojtarit për repartin e mesfushës.
Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel dëshiron që ta ketë anglezin e talentuar në partneritet me N’Golo Kanten. E për të arritur deri ta lojtari, kampioni në fuqi i Evropës është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro.
17-vjeçari në vitin e tij të parë në Dortmund zhvilloi 46 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në katër të tjerë.