Bën denoncim të rrejshëm në polici, arrestohet

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili para tre ditësh kishte raportuar se ishte sulmuar nga dy persona në rrugën Voksh-Deçan, të cilët sipas tij i kishte parë të shtritë në tokë afër një motoçiklete të rrëzuar dhe ishte afruar për t’i pyetur nëse kanë nevojë për ndihmë.

28 vjeçari me inicialet E.K. kishte deklaruar që personat në fjalë i kishin drejtuar armën në kokë duke i kërkuar para, dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar me thikë në stomak dhe më pas janë larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, hetuesit policorë të stacionit policorë në Deçan, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur të vërtetojnë se i dyshuari i sipërshënuar në datën dhe kohen e incidentit nuk kishte qenë fare në atë lokacion.

Ai është intervistuar nën dyshimet për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme