Beogradi pretendon se e ka bllokuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportimeve të televizionit publik serb RTS, “Beogradi ka arritur që kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës të mos jetë në agjendën e takimit të sotëm të Komitetit të Ministrave në nivel deputetësh në Strasburg”.

Mirëpo, në fillim të seancës, e cila është caktuar për në ora 9:30, edhe një herë konfirmohet rendi i ditës dhe atëherë anëtarët mund të kërkojnë që kërkesa e Kosovës të përfshihet në diskutim.

Shefja e misionit serb në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq, ka deklaruar për RTS se Beogradi deri më tani “ka gjetur mirëkuptimin e shumicës së anëtarëve se kjo çështje nuk duhet të jetë pikë e rendit të ditës”.

“Edhe pse këtu ka një numër të madh shtetesh që “fatkeqësisht” e kanë njohur pavarësinë Kosovës, ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se fillimi i procedurës për anëtarësimin e një “subjekti të panjohur që nuk mund të konsiderohet shtet evropian” dhe me këtë plotëson nenin 4 të Statutit të Këshillit të Evropës do të hapte “kutinë e Pandorës” edhe për disa situata të ardhshme që mund të lindin”, ka pretenduar Gjuroviq.

Kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës është dorëzuar më 12 maj.

Të ngjashme