Partia Demokratike e Kosovës ka diskutuar me qytetarët e Rahovecit për të shpalosur programin e “Fillimi i Ri”.
Besim Beqaj nga PDK-ja tha se fuqizimi i sektorit privat i bënë që të punojnë drejtpërdrejt, ku do të ketë përkrahje financiare për prodhim dhe eksport, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se të gjitha prodhimet që janë cilësore do të përkrahen financiarisht dhe në marketing për eksport në mënyrë që ta përmirësojnë bilancin tregtar.
“Rritjen ekonomike parashohim prej 8 për qind, ndërsa sektorin privat do ta subvencionojmë në paga në mënyrë që mos të mbetet mbrapa sektorit publik. Heqja e doganës dhe TVSh për prodhim dhe do të hiqen tatimet për dhjet vite nga tatimi në fitim në mënyrë që shtetit të shkojë përpara”, ka thënë Beqaj.
“Akciza për naftën do të hiqet për bujqit, do të ketë formë kreditimi në bujqësi që shteti do ta merr garantimin e kredive, që do të rezultojë me një agjenci zhvillimore”.
“Do të ketë mbrojtje me ligj të prodhimeve vendore ndaj importit, do ta bëjmë antidampingun, do të sigurojmë që produktet vendëse të gjejnë vende nëpër markete. Do të ketë përkrahje të madhe për taksapaguesit e rregullt me anë të subvencionimeve e jo penalizime”, ka thënë ai.