Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në ngjarjen “Think Future – Prizren” me qëllim promovimin e “Programit për financimin e Organizatave Joqeveritare” dhe “Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”, tha se Prizreni duhet të jetë qendër rajonale për inovacion.
“Ne sot këtu jemi për të lansuar programin për përkrahje të informacionit dhe ndërmarrësisë. Çdo veprim, çdo komunikim është fushë e cila e rritë produktivitetin dhe duke e rritë produktivitetin e rrisim konkurrueshmërinë e vendit tonë”.
Beqaj tha se që nga 1 janari i vitit 2019, Prizreni do të bëhet me park të inovacionit, raporton Ekonomia Online.
“Prizreni përmes parkut industrial, përmes parkut të KFOR-it, nga data 1 janar 2019 do të transferohet në park të inovacionit, i cili do të jetë park gjermano-kosovar. E jona është që këtë park ta fuqizojmë vetëm fizikisht. Jemi duke diskutu me rektorin që ta bëjmë një qendër në universitet”.
“Prizreni duhet të jetë qendër rajonale për inovacionin. Askush në rajon, as në nivel evropian kapacitet më të madh intelektual të informacionit dhe ndëmarrësisë nuk e ka siç e ka Kosova”.
Edhe Abetare Gojani nga IPKO Foundation bëri thirrje që të rinjtë të mendojnë për ndonjë ide inovative dhe të bashkohen në këtë projekt, raporton EO.
“IPKO foundation ka investuar rreth 400 milionë euro në fushën e edukimit dhe inovacionit. Jam shumë e lumtur që më në fund e kemi edhe një ministri që të na lehtësojë ose të na ndihmojë në shumëfishimin e projekteve të reja”.
“Ju fuqizoj secilin prej jush që nëse jemi tu e mendu një ide të na bashkoheni në këtë vikend në ngjarjen më të madhe DOKU TECH . Ju liderë të rinj me potencial të ri mundeni me u bashku me këtë projekt”, shtoi Gojani.