Bëri thirrje në Facebook për “djegie të Parlamentit”, policia interviston të dyshuarin

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Thirrje për rezistencë e konsideroi Policia e Kosovë shkrimin e një qytetari nga Peja në rrjetin social Facebook.

Policia njoftoi se në rrugën “Isa Demaj” në Pejë në mesditën e djeshme është arrestuar një person, pas  që i njëjti në rrjetin social facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull.

Policia e ka proceduar këtë rast si thirrje për rezistencë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme