Veton Berisha, Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane ka denoncuar një rast të përdorimit të një termi “famëkeq” në librat shkollorë referuar pakicave në Kosovë.
Ai ka treguar se në librin “Shoqëria dhe Mjedisi” e klasës së 4-të përdoret termi “RAE” që është problematik. Kjo pasi, duke përfshirë komunitetin rom, komunitetin ashkalinj dhe atë egjiptian me një term të vetëm, kjo minimizon rëndësinë që ka secili komunitet veç e veç.
I shqetësuar, Berisha ka thënë se fëmijët në Kosovë po i mësojnë të përdorin terma fyes.
“Pra , shteti ynë me me heshtjen e përfaqësueve të komuniteteve po i mëson të gjithë fëmijët në Kosovë se si me na trajtu duke përdorur terma fyes”, ka shkruar ai.
Berisha i ka kërkuar Ministres Nagavci që të reagojë menjëherë.
Reagimi i plotë: