Berisha e kritikon Kurtin për veriun: Tendenca për ta futur në zjarr Policinë aventurë e rrezikshme

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 12:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha për Ekonomia Online ka thënë se është mjaft i shqetësuar për situatën në veri, duke theksuar se mund të zgjidhet vetëm me gjuhën e ligjit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, fakti që në këtë pjesë ka patrullime të EULEX-it dhe KFOR-it ajo zonë është jashtë kontrollit.

Ai shton se tendenca për t’i futur në zjarr Policinë e Kosovës është një aventurë e rrezikshme që po e luan ministri.

“Unë jam shqetësuar tej mase ashtu si gjithë qytetarët për policin e plagosur. Pastaj kjo çështje nuk është që zgjidhet me forcë kjo zgjidhet vetëm me gjuhën e ligjit dhe përmes një zgjidhje politike të cilën fatkeqësisht kjo Qeveri e ka shmangur ose e ka devijuar nga një proces normal dhe tash ka eskaluar situata”.

“Fakti se ka patrullime të EULEX dhe KFOR ajo zonë është jashtë kontrollit. Tendenca për t’i futur në zjarr Policinë e Kosovës është një aventurë e rrezikshme që po e luan ministri. Policia e Kosovës tash po qarkullon në lagjen e boshnjakëve. Ne fakt situata është e rrezikshme sepse po flasim për jetë njerëzish”.

“Luftë në Kosovë mund të ndodh vetëm nëse do ShBA. Kosova është territor në administrim të NATO-s”.

Të ngjashme