Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka pyetur pushtetin lidhur me skandalin e vajit dhe rezervave shtetërore.
Ai ka kërkuar të di se kush e ka autorizuar Ridvan Muharremin të merret me këtë punë.
Fjala e Bekë Berishës:
Këtu u fol shumë e dëgjova shumë deputetë duke u menduar me u arsyetu pse nuk duhet hetim, bile ti i dhe zor fort. U mundova me të kuptu edhe ty. E kam dëgjuar edhe këtë deputetin tjetër tu thanë që nuk janë vjedh 600 mijë, por 300 mijë.
Hajnia e keqpëdorimeve është temë tjetër. Pse e përkrahi këtë hetim?
Kallëzomni kush e ka autorizu Ridvan Muharremin? Pse u marrë ai me këtë punë? Kjo ka të bëj me sigurinë kombëtare. Pse po lypen certifikime e standarde.
A janë respektuar procedurat?
A kanë certifikim të sigurisë ministrja, akterët, Ridvan Muharremi. Pse u marrë ky me këtë punë?
Nëse nuk përkrahet kjo, ju po doni me fsheh diçka. PIKË.