Berisha: Kuvendi mund të shpërndahet javën e ardhshme

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 12:18 | Nga

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se sipas deklaratave nga zyrtarët e partive në koalicionin qeverisës, Kuvendi i Kosovës, pasi ta miraton këtë javë Ligjin për buxhetin, javën që vjen duhet të shkojë në shpërbërje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Sipas rrjedhës logjike të deklaratave nga zyrtarët e partive në koalicionin qeverisës të Kosovës /nëse deklaratat i thonë me gjithë mend/ atëherë Kuvendi pasi ta miraton këtë javë Ligjin për buxhetin, javën që vjen duhet të shkojmë në shpërbërje për me i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme si nevojë urgjente për të dalur nga kolapsi politikë dhe ekonomikë.

 1001 arsye Kosova ka për me shkuar në zgjedhje, sa më herët që shkojmë aq më e shëndetshme është për vendin…”.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme