Berisha: Pasha q’ato tri ditë Shqipni!

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 09:18 | Nga Ibrahim Berisha

Në vitet 1941-1944 u krijua identiteti modern i shqiptarëve të Kosovës. Ky identitet u dha shqiptarëve edhe në rajonet tjera, sado pjesërisht dhe në kohë ri-okupimi, ato që i kishin pasur të ndaluara gjithnjë: histori publike, gjuhë publike, shkrim dhe arsim publik-shkolla fillore, gjimnaze, shkolla profesionale; kulturë-teatër, bibliotekë, shoqëri kulturore; paqe dhe pajtim, administratë shqip, ekonomi dhe treg modern, treg të përbashkët nacional Kosovë-Shqipëri-Maqedoni Perëndimore-Plavë e Guci -Malësi e Podgoricës, Ulqin;

politika nacionale (diferente), patriotizëm institucional, nacionalizëm, krenari kombëtare, medie- gazeta, publikime, radio; nënsistem xhandarmerik dhe njësi ushtarake –vullnetare.

Komunizmi jugosllav nuk arriti t’i zhbënte këto realitete identitare, sa do që zbatoi terrorin, dhunën dhe krimin shtetëror, gjithnjë deri në vitin 1999.

Nuk ishte e rastit të ndëgjoje kujtime nga burrat dhe gratë e moshuara që ndjenin dhe vuanin nën okupimin e komunistëve jugosllavë, kur ofshanin: Pasha q’ato tri ditë Shqipni.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme