Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Presidenti Aleksandar Vuçiç sëbashku me kryeministrin Edi Rama kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e Kosovës me anë të nismës Ballkani i Hapur.
Nga protesta e zhvilluar për vizitën e Vuçiç në Tiranë, Berisha thotë se Presidenti serb kërkon të sjellë në rajonin tonë, influencën e Rusisë dhe të Putinit.
“Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja Hercegovina, Mali i zi dhe Kosova. Një project që nuk synon veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në Ballkan, Europë dhe Botë, ka qenë hegjemonia serne në rajonin tonë. Në fillimet e tij ky projekt, rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur, Vuçiçin.
Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse miniballkani i hapurk, është projekti me të cilin Vuçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot me ne protestojnë këtu, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, malitë të Zi, Kosovës, Bosnjes dhe vetë Serbisë, të cilët shohin në projektin djallëzor, një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme, që këta aventurierë i dorëzuan Brukselit, në asnjë rresht nuk flasin për vende të pavarura. Nuk bëhej për popuj sovran, por në konceptin e vjetër jugosllav”, tha Berisha.