Bërllogu kapërderdhet në Prishtinë, kjo është pamja pak metra nga Komuna e Kryeqytetit

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 10:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kontejnerët e mbeturinave janë stërmbushur dhe bërllogu është kapërderdhur, në kryqëzimin e rrugëve “Mark Isaku” dhe “UÇK” në Prishtinë, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online.

Në këtë vend që ndodhet vetëm pak metra larg Komunës së Kryeqytetit (sikur ka dëshirë ta quajë kryetari Përparim Rama) dhe ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, qytetarët kanë hedhur mbeturina jashtë kontejnerëve.

Dyshekë, mbeturina inerte e gjithçka tjetër shihen në vendin “e destinuar” për mbeturina.

Ekonomia Online ka kontaktuar me zëdhënësen e kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi, e cila ka thënë se mbeturinat në atë pjesë largohen më shumë se një herë në 24 orë, por sipas saj qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pa vend.

Të ngjashme