Berlusconi lirohet nga spitali

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është liruar nga spitali sot pasi është trajtuar për COVID-19. Por mjekët e tij i kanë thënë se ai “do të kishte vdekur” po të ishte infektuar në prill, njoftojnë mediumet italiane.

Berlusconi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe u shtri në spitalin “San Raffaele” të Milanos më 4 shtator. Ai vuajti nga pneumonia si efekt anësor i virusit dhe u konsiderua si person që është më i rrezikuar nga koronavirusi, pasi mbush 84 vjet më vonë këtë muaj.

Mjeku Alberto Zangrillo, e ka bërë të qartë duke folur për media se Berlusconi kurrë nuk ishte në kujdes intensiv, i intubuar apo me oksigjenoterapi.

Mirëpo ai ka bërë me dije se “infeksioni viral në strishon e Berlusconit ishte aq i lartë sa që në mars apo prill nuk do të ishte aq me fat sa është tash”.

“Me shumë gjasë do të kishte përfunduar me fatalitet po të ndodhte atëherë, dhe ai e di këtë”, ka thënë Zangrillo.

Të ngjashme