Bërnabiq njëjtë si Vuçiqi, i thotë Kurtit e Gjukanoviqit: Lëreni Serbinë të qetë

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka mirëpritur sot, siç e ka quajtur ajo mesazhin e qartë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin malazez Milo Gjukanoviq se Serbia duhet të lihet e qetë.

“Lëreni Serbinë të qetë! Mos gënjeni, mos e mashtroni publikun, dhe Serbia do të gjejë rrugën e saj, ashtu siç duan qytetarët e saj. Ne jemi krenarë për faktin që duam ta mbrojmë vendin tonë vetë,” përsëriti në një postim në Twitter shefja e ekzekutivit serb fjalët e Vuçiqit.

Ky i fundit tha gjatë ditës se Kurti e Gjukanoviqi, më mirë do të ishte të merreshin me brengat e tyre të kriminalitetit, korrupsionit dhe ekonomisë, dhe që Serbinë ta lënë të qetë, transmeton Klankosova.tv

Deklaratat e tij erdhën pas reagimeve nga Prishtina dhe Podgorica për blerjen e sistemit raketor kinez FK3, i cili sipas tij, është sistem i mbrojtjes kundërajrore.

Vuçiq madje ia dha kryeministrit kosovar e presidentit malazez epitetin e mizave që sillen përreth kafshëve për të përfituar nga ushqimi i tyre, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme