Bërnabiq refuzon ta quajë kufi pikën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka refuzuar që ta quajë kufi – pikën e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Bërnabiq këto deklarata i bëri pas kalimit të kufirit Kosovë – Serbi, ku pritet që sot të qëndrojë në Kosovë e ku do të vizitojë komunat veriore me shumicë serbe.

Derisa gjatë fjalimit të saj nga Mitrovica e Veriut, Bërnabiq i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit Albin Kurti i cili tha se Bërnabiq mund ta shohë se sa demokratike është Kosova.

“Ai [Kurti], nuk mund të flasë për demokraci kur i ka ndaluar serbëve votimin”, tha Bërnabiq.

Tutje ajo nuk ka treguar se çka do të thotë sipas saj “kompromis në dialog”.

Të ngjashme