Betohen ushtarët e rinj – Veseli thotë se Kosova nuk e kërcënon askënd, por s’lejon të preket kufiri

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 10:39 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ushtria e Kosovës nuk e kërcënon askënd, raporton Ekonomia Online.

Veseli në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneratës së parë pas mandatit të ri, shtoi se edhe përkundër kësaj nuk do të lejohet që të preket kufiri.

Ai me këtë rast ka premtuar buxhet shtesë për ushtrinë, duke shtuar se ky është obligim i institucioneve dhe synim për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Me ju po krijojmë ushtrinë, vizionin tonë për të marrë vendi që na takon. Ushtria e Kosovës nuk e kërcojmë askënd kurrë nuk e kemi bërë, por nuk e lejmë askënd ta cenoj Kosovë, kufijtë janë të shenjtë dhe të pa prekshëm sot e gjithherë”.

“Ne do të rrisim buxhetin për ushtrinë, Kosova ka veç një rrugë integrimin në BE dhe NATO”.

Nga ushtarët e ri, Veseli kërkoi të punojnë me përkushtim e profesionalizëm. Madje Veseli u tha 337 ushtarëve të ri se me ta Kosova ndihet më e sigurt.

“Djem dhe vajza të Kosovës, urime uniforma e ushtrisë së Kosovës, lavdia qoftë e përjetshme e gjithë vajza dhe djemve që kanë rënë në altarin e lirisë e ardhmja qoftë me juve”.

“Sot është një ditë krenare për ne, ju jeni pjesë e ushtrisë më të re në botë, do të ju kenë lakmi gjeneratat mas nesh. Ne sot jemi krenarë me ju, ne besojmë në përkushtimin tuaj dhe profesionalizimi”.

“Ju i keni dëshmuar aleatëve tanë se jeni të gatshëm për të qenë pjesë e misioneve, me ju Kosova ndihet më e sigurt”.

Veseli tha se Kosova do të bëjë punë të mira në vazhdimësi duke luftuar korrupsionin.

“Nuk do ta lejojmë askënd të na orientoj dika tjetër”, tha ai.

Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama, tha se FSK-ja e gatshme të kontribuojë në paqen në rajon dhe më gjerë.

“Integrimi është i qartë anëtarësimi në NATO, por me përkrahjen e partnerëve rrugëtimi do të jetë me i lehtë. Kërkoj nga ju angazhim shtesë, por edhe nga të tjerët që ky tranzion të përfundojë me sukses”.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se, nuk ka detyrë më të ndershme se sa t’i kontribuohet venit, prandaj edhe ka kërkuar nga rekrutët e ri që të mbrojnë paqen, lirinë dhe shtetin.

“Kjo është një datë me rëndësi për jetën tuaj për FSK-në shtetin e Kosovës, për të gjithë. Nuk ka detyrë më të ndershme se sa t’i kontribuoni venit”.

“Ju i takoni gjeneratës së re pas mandatit të ri duhet të zotoheni se do të nderoni atdheun dhe të mbronin paqen, lirinë dhe shtetin tonë”.

“E ardhmja e FSK-së është e sigurt, sot 337 pjesëtarë të ri, 52 femra dhe 22 të komunitetit jo shumicë. FSK-ja është institucioni me i besuar në vend”.

“Jemi duke punuar që misioni i ri kapacitetit që janë të parapara të arrihen konform planit dhe të jemi të gatshëm t’i kryejmë detyrat e obligimet që të jemi faktorë paqeje edhe me gjerë”.

Kjo është gjenerata e parë e të diplomuarave, mas marrjes së mandatit të ri, raporton EO. Në këtë ceremoni kanë diplomuar 337 pjesëtarë të ri, 52 femra dhe 22 të komunitetit jo shumicë.

Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: 6 people, people smiling, outdoor
Image may contain: 2 people, people smiling, suit and outdoor

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/767926340276869

Të ngjashme