Betohet Agim Bahtiri, falënderon qytetarët që besuan në programin e tij

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 15:00 | Nga

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe këshilltarët e rinj të komunës së Mitrovicës sot dhanë betimin në seancën inauguruese.

Bahtiri me këtë rast tha se do të punoj me përkushtim për të mirën e të gjithë qytetarëve mitrovicas, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, apo partiake.

“Unë edhe njëherë i falënderoj qytetarët që besuan në programin tim,  të cilët vlerësuan pozitivisht punën time gjatë periodës së kaluar 4 vjeçare dhe që duke u bazuar me këtë më votuan bindshëm që të udhëheq Mitrovicën edhe për 4 vite të ardhshme”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme